Sonte do të zhvillohet një ndër ndeshjet kryesore të xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve.
Paris Saint Germain para shikuesve të vetë do të pres kampionin gjerman Bayern Munich.
Sulmin e parisienëve pritet ta udhëheqin treshja Mbappe, Cavani dhe Neymar Jr., të cilët nuk i bëjnë përshtypje sulmuesit anësor të bavarezëve, Arjen Robben.
Ky i fundit ka folur para takimit duke thënë se paratë nuk sjellin suksesin.
“Paris ka harxhuar sigurisht disa euro më shumë se ne, por paratë nuk shënojnë gola. Gjëja e rëndësishme është performanca e ekipit dhe jo lojtarëve të veçantë”, tha holandezi.
Theksojmë se vendasit nuk do t’i kenë shërbimet e Javier Pastores ndërsa Juan Bernat dhe Manuell Neuer nuk do të luajnë për Bayernin.
Kujtojmë se takimi mes këtyre dy ekipeve do të zhvillohet në stadiumin Parc des Princes me fillim në ora 20:45. /Telegrafi/