Telegrafi

Robben mendon t’i kthehet futbollit, por jo te Bayerni

Arjen Robben (Foto: Instagram/fcbayern)

Arjen Robben ka lënë të kuptohet sërish se mund t’i kthehet futbollit, mirëpo e ka bërë të qartë se nuk do të luajë për Bayern Munichun.

36-vjeçari u pensionua në fund të sezonit të kaluar, pas një karrierë të mrekullueshme duke luajtur për klube, si PSV, Chelsea, Real Madrid e Bayern.

Holandezi është stërvitur me bavarezët gjatë kësaj jave për të ruajtur kondicionin, mirëpo ka thënë se nuk ka shanse që të luajë sërish për këtë klub.
“Më duhet t’ju zhgënjej. Kthimi im te Bayerni është 100 për qind i pamundur”, ka thënë ai për Sport1.

Ndërsa kur është pyetur se a mund të fillojë të luajë sërish, është shprehur: “Kurrë nuk i dihet. Nuk dua të them po ose jo”.

Lexo po ashtu "Ndoshta do më pëlqente të luaja sërish" - Robben paralajmëron se mund të rikthehet nga pensionimi

Robben ka deklaruar se do të kthehet me familjen e tij në Holandë në fund të muajit, si edhe është zotuar se do t’i ruajë gjithmonë lidhjet me Bayern Munichun. /Telegrafi/