Arjen Robben ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën pas largimit nga Bayern Munich.
Sipas tij ai ka katër opsionet për të ardhmen, siç e ka zbuluar dhe vetë Robben në një intervistë për mediat.
“Kam ndarë gjithçka në katër kategori”.
“Mund të vendos të shkoj jashtë Evrope, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose në Japoni”.
“Mund edhe të qëndroj në Evropë për të luajtur në një skuadër të madhe, por mund të rikthehem edhe në Holandë”, ka thënë Arjen Robben.
Holandezi ka qëndruar për 10 vite në Bayern Munich, ku ka fituar gjithçka. /Telegrafi/