Arjen Robben nuk mendonte se do të ishte me Bayern Munichun për një dekadë, por ndërsa ai i afrohet një sezoni tjetër me kampionët e Bundesligas, ylli beson se bashkimi me klubin gjerman ishte vendimi më i mirë i karrierës së tij.
Robben u ngjit në Eredivisie me Groningenin si një adoleshent para se të transferohej në PSV në vitin 2002. Kjo u pasua nga transferimi në Chelsea në 2004, ku fitoi dy tituj të Ligës Premier, një FA Cup dhe dy Kupa të Ligës me Blutë.
I pensionuara nga kombëtarja e Holandës, pastaj u zhvendos në Real Madrid, duke fituar titullin e La Ligës në dy sezonet e tij me klubin kryeqytetas.
Në fund, Robben u bashkua me klubin gjerman në vitin 2009 dhe jo vetëm që rezultoi me një qëndrim më të gjatë se ai imagjinonte, por mendon se ishte vendimi më i mirë në karrierë.
“Jo, unë nuk mendova kështu”, ka thënë fillimisht Robben për faqen zyrtare të Bayern Munichut kur u pyet nëse ai mendonte se do të qëndronte me klubin kaq gjatë.
“Unë jam gjithmonë realist dhe e di se bota e futbollit është e shpejtë. Mund të ketë qenë ndryshe “.
“Pas debutimit tim si një profesionist te Groningen, shkova në Eindhoven për dy vjet. Ishte një hap i madh për mua në Holandë: të largohesha nga shtëpia në moshën 18 vjeçare”.
“Unë shkova pastaj jashtë vendit kur isha 20 vjeç. Kalova tre vjet në Chelsea, një klub i madh. Pastaj dy vjet në Madrid, te Reali”.
“Pastaj Bayern më afrohej dhe unë vendosa. Unë kam qenë skeptik në fillim, nuk e dija nëse ishte vendimi i duhur. Tani mund të them: ishte vendimi më i mirë në karrierën time”, përfundoi ylli holandez. /Telegrafi/