Nicola Rizzoli do të pushojë në javën e 24 të Serie A, pas gjykimit në ndeshjen ‘Derby d’Italia’.
Gjyqtari është kritikuar për perfomancën e tij në ndeshjen e së dielës, ku Juventusi mposhti Interin.
Nerazzurrët besojnë që në atë ndeshje iu mohuan dy penallti, ndërsa nga ai derbi, Mauro Icardi dhe Ivan Perisic, morën dënim prej dy ndeshjeve moslojë.
AIA që cakton gjyqtarët për Serie A , ka nxjerrë listën në të cilën mungon Rizzoli si gjyqtar kryesor, por do të jetë asistent i parë në ndeshjen Sassuolo-Chievo.
Antonio Damato do ta drejtojë derbin mes Lazios dhe Milanit, që mbetet ndeshja kryesore e javës. /Telegrafi.
Gjyqatrët e Serie A për javën e 24
Cagliari-Juventus – Gianpaolo Calvarese
Crotone-Roma – Carmine Russo
Fiorentina-Udinese – Maurizio Mariani
Inter-Empoli – Domenico Celi
Lazio-Milan – Antonio Damato
Napoli-Genoa – Piero Giacomelli
Palermo-Atalanta – Daniele Orsato
Sampdoria-Bologna – Michael Fabbri
Sassuolo-Chievo – Pierluigi Pairetto
Torino-Pescara – Fabio Maresc