Nicola Rizzoli insiston se VAR-i është në rrugën e duhur në Serie A, por objektivi është të përmirësohet ende.
VAR-i është futur në kampionatin elitar italian këtë sezon, por ka pasur shumë mendime të ndryshme rreth kësaj.
“Jemi shumë të kënaqur me përdorimin e VAR-it”, ka thënë gjyqtari i njohur, Rizzoli.
“Po përmirësohemi shumë. Është e qartë se na duhet më shumë provojë, por objektivi është të përmirësohemi, por jemi në rrugën e duhur”.
“Ndryshimet janë diçka që njerëzit i frikësohen, por unë mendoj se këto ndryshime janë pozitive”.
“Italia është një vend pilot për futjen e VAR-it dhe kjo vlerësohet shumë nga IFAB”, ka shtuar Rizzoli.
Vlen të theksohet se Rizzoli është në krye të shoqatës së gjyqtarëve në Italia. /Telegrafi/