Site icon Telegrafi

Rizzoli: Ja pse gjykova penallti për Francën

Gjyqtari italian, Nicola Rizzoli, ka dhënë versionin e tij rreth gjysmëfinales të Euro 2016 që ai drejtoi, mes Francës dhe Gjermanisë.

Ai foli edhe për episodin e shumëpërfolur të penalltisë në minutat e fundit të pjesës së parë.

“Ai ishte një episod i vështirë, edhe për faktin që duhet përfshirë efekti surprizë. 99% e njerëzve nuk e kanë parë atë episod, fatmirësisht, unë isha në pozicionin e duhur për ta gjykuar si rast dhe mora këtë vendim”, shpjegoi ai prekjen e topit me dorë nga Bastian Schweinsteiger.

Moment i cili u vlerësua gjerësisht si pika e kthesës së këtij takimi.

“Jam shumë krenar që kam drejtuar një ndeshje të tillë. Nga ana tjetër, kishte edhe shumë përgjegjësi, pasi ishte ndeshja më e rëndësishme e Evropianit.

“Ishin përballë dy skuadra me emër e traditë. Jam 100% krenar për atë që dhashë”.

“Nuk do të jem në finale? Për mua kjo ndeshje ishte maksimumi”.

“Nga ky turne del një imazh shumë i mirë i kombëtares italiane, por edhe një imazh i mirë i gjyqtarëve italianë”- deklaroi Nicola Rizzoli për “Sky Sport”.

Exit mobile version