Telegrafi

Rizzoli heq dorë nga gjykimi në Kupën e Botës

Pamja e fundit e Nicola Rizzoli në Kupën e Botës do të jetë vërshëllima e trefishtë në fund të finales së fituar nga Gjermania kundër Argjentinës në “Maracana”.

Gjyqtari italian, që ishte në listën e të përzgjedhurve, ka hequr dorë nga prania në kampionatin botëror “Rusi 2018”.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i shoqatës së gjyqtarëve italianë, Marcello Nicchi, i cili ka marrë një letër të veçantë nga Rizzoli, një prej “xhaketave të zeza” më të mira në qarkullim.

Në letrën e tij Rizzoli shkruan: “Gjithçka ka një fillim dhe me siguri një fund. Mendoj se është më e drejtë t’ia lërë hapësirë të rinjve”.

Rizzoli ka bërë me dije se do të gjykojë edhe në sezonin e ardhshëm të Serie A, më pas do të tërhiqet, sipas burimeve pranë Nicchi, gjyqtari favorit për të përfaqësuar shkollën italiane të gjyqtarëve në botëror është Gianluca Rocchi.