Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se Kosova mbetet shteti me çmimin më të ulët të energjisë elektrike në rajon.
Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit sot po shqyrtohet Propozim-rezoluta e PDK-së në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët.
“Vitet e fundit kanë qenë sfiduese në sektorin e energjisë, kriza u përballua në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë ministrja.
“Patëm një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Shqipërinë. Kosova mbetet shteti me çmimin e energjisë elektrike më të lirin në rajon”, ka shtuar ajo.
Rizvanolli ka treguar se Qeveria e Kosovës i ka ndihmuar qytetarët dhe bizneset përmes subvencionimit.