Klubi i madh argjentinas, River Plate ka arritur të fitojë titullin kampion në Superligën e Argjentinës, të 37-tin në histori të tyre dhe pikërisht në vitin e 120 vjetorin e themelimit të klubit.
River Plate arriti të fitojë me rezultat të thellë 4-0 ndaj Racing Club në stadiumin Monumental në Buenos Aires, një ndeshje e dominuar që në fillim nga skuadra e Marcelo Gallardos që ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm në Argjentinë.
Me 52 pikë të grumbulluara në 22 javë, ‘Los Millinarios’ fituan zyrtarisht titullin e 37-të kampion në Argjentinë, tre javë para fundit zyrtar të sezonit.
¡¡¡CAMPEONES!!! 🏆
¡River suma su 36° Campeonato Profesional de Primera División!#RiverCampeón3G ⚪❤⚪ pic.twitter.com/xYKwJTgFyk
— River Plate (@RiverPlate) November 26, 2021
Ky trofe është i veçantë për River Plate pasi erdhi para tifozëve të tyre dhe pikërisht në vitin e 120 vjetorit të themelimit të klubit.
Në këtë sezon, klubi i madh argjentinas nuk pati edhe konkurrencë të fortë pasi rivalët e mëdhenj si Boca Juniors, Estudiantes, Independiente, Lanus, Racing Club e San Lorenzo kanë pasur shumë luhatje në rezultate.
Ndjekësit më të afërt për momentin janë Defensa Justicia dhe Talleres Cordoba. /Telegrafi/
¡FIESTA MONUMENTAL! 🤩#RiverCampeón3G ⚪️❤️⚪️ pic.twitter.com/yQIghs3V7C
— River Plate (@RiverPlate) November 26, 2021
😘 ¡¡SOMOS CAMPEONES OTRA VEZ!! 🎵#RiverCampeón3G 🏆 pic.twitter.com/FqpIHYqMAV
— River Plate (@RiverPlate) November 26, 2021