Të dielën do të zhvillohet pjesa e dytë e finales të Copa Libertadores dhe qytetit i Madridit po punon jashtë orarit për të siguruar që gjithçka të jetë gati për të pritur ndeshjen Boca Juniors dhe River Plate.
Madridi është i gatshëm të përfitojë aty ku Buenos Aires dështoi, veçanërisht nga pikëpamja ekonomike.
Sipas llogaritjeve të bëra nga Konfederata e Biznesit të Madridit, loja mund të gjenerojë deri në 40 milionë euro për ekonominë.
Nga ky numër, raportohet se gjysma e saj do tu shkojë për akomodim dhe atyre që sigurojnë strehim për klubet, tifozët, sponsorët dhe anëtarët e tjerë të stafit që zbresin në kryeqytetin spanjoll.
25 për qind e totalit është vendosur të shkojë drejt restoranteve dhe bareve të Madridit të cilët do ta mirëpresin valën masive të tifozëve.
Dhjetë për qind e shumës do të shkojnë drejt aktiviteteve të lidhura me turizmin, ndërsa pjesa tjetër është e drejtuar drejt sponsorëve, udhëtimit ajror dhe shitjes.
Për të kuptuar madhësinë e këtij numri, finalja e Ligës së Kampioneve në Cardiff krijoi 50 milionë euro për ekonominë lokale, ndërsa ishte 25 milionë euro në vitin 2016 në Milano.
“Kjo është diçka që është shumë e mirë për Madridin dhe audienca globale do të jetë 200 milionë njerëz, kështu që ne duam t’i tregojmë botës se çfarë është Madridi”, ka thënmë Juan Lazaro, president i Konfederatës së Biznesit.
Ndeshja e parë ishte mbyllur me rezultat 2-2, ndërsa të dielën zhvillohet nga ora 20:30 në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/