Telegrafi

River Plate – Boca Juniors, formacionet zyrtare të finales kthyese

Nga ora 21:00 ishte paraparë të zhvillohet SuperClasico i futbollit botëror, përplasen dy skuadrat më të mëdha argjentinase, River Plate dhe Boca Juniors. Por, pasi autobusi i Boca Juniors u sulmua, ndeshja u shty për së paku një orë. Klubet kanë publikuar formacionet startuese, deri në njoftimin e radhës për zhvillimin e ndeshjes.

Është kjo ndeshja kthyese që zhvillohet në impiantin ikonik, El Monumental.

Finalja kthyese e Copa Libertadores, garë paralele e Ligës së Kampionëve për Amerikën e Jugut, zhvillohet pasi sfida e parë në La Bombonera u mbyll me rezultat 2-2.

Lexo po ashtu Tifozët e Riverit sulmojnë autobusin e Bocas (Video/Foto)

River Plate është favorit për të triumfuar pasi ka përparësinë e golit mysafir dhe do t’i mjaftonte një barazim pa gola.

Në anën tjetër, Boca ka gjithë motivin pasi 49 mijë tifozë ishin në stërvitje.

Formacioni i River Plates: Armani, Casco, Fernandez, Maidana, Martinez, Montiel, Palacios, Perez, Pinola, Ponzio, Pratto. 

Formacioni i Boca Juniors: Andrada, Abila, Barrios, Cardona, Izqueirdos, Jara, Mgallan, Nandez, Olaza, Perez, Villa.