Saga e transferimit të Neymar po vazhdon ende në këtë verë me tri klube që javë vënë pas tij.
Barcelona mbetet në krye, por me Real Madridin dhe Juventusin që po e vëzhgojnë nga afër situatën e yllit të Paris Saint-Germain.
Neymar përveç talentit që tashmë e ka dëshmuar, ka një jetë jo shumë sportive dhe një pagë të madhe. Parisit i ka kushtuar shpesh ky stil i jetës së lojtarit.
Aktualisht askush, as Neymar, nuk e di të ardhmen.
Por legjenda braziliane e futbollit, fituesi i Kupës së Botës, Rivaldo, e ka hedhur idenë e çmendur, që Neymar të bëhet bashkë me Ronalon te Juve.
“Unë i imagjinoj të kombinuar në një lojë brilante”, ka thënë Rivaldo.
Juventusi është përmendur disa herë si opsion për Neymarin, por klubet spanjolle duken më të avantazhuara. /Telegrafi/