Site icon Telegrafi

I riu filmon veten dhe turmën e afganëve në aeroplanin gjigant, që po bëhej gati të ngritet në ajër nga aeroporti i Kabulit

Një video dramatike shfaq një të ri duke filmuar vetën dhe afganët tjerë, që kishin hipur dhunshëm në aeroplanin transportues të ushtrisë amerikane, që po ngjitej nga pista e aeroportit të Kabulit – nga frika se mund ta pësojnë me jetë nga talebanët që kanë marrë nën kontroll këtë vend.

Pamjet janë filmuar të hënën, ku i riu shihet duke buzëqeshur para turmës që po mbaheshin në dyert e metalta të aeroplanit transportues që po bëhej gati të ngritet në ajër, transmeton Telegrafi.

Megjithatë numri i madh dhe turma e pushtuar nga frika, ka bërë që dy prej tyre të humbin jetën – duke u rrëzuar nga aeroplani gjigant C-17 Globemaster që ishte ngritur në ajër.

Në anën tjetër, zyrtarët amerikanë kanë njoftuar se shtatë persona janë vrarë – përfshirë dy që janë qëlluar nga ushtarët amerikanë, pasi që turma tentonte me dhunë të futej në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit.

Gjithçka ndodhi pasi ushtria amerikane filloi me evakuimin e punonjësve të ambasadës amerikane në Kabul dhe diplomatëve tjerë perëndimorë. /Telegrafi/

Exit mobile version