Site icon Telegrafi

Ritualet e bukurisë të Penelope Cruz: Kjo aktore e bukur kështu i eliminon helmet nga trupi, betohet për këtë mjet drenimi të fytyrës!

Aktorja Penelope Cruz ka tretmanë të preferuar kozmetikë me përdorimin e të cilëve shpesh kënaqet

Kur është fjala për kremra, Cruz konsideron që më të rëndësishme janë ato me përqindje më të lartë të përbërësve hidratues, transmeton Telegrafi.

“Unë përdor një furçë të thatë, besoj se ky ritual pastron helmet nga trupi”, komentoi Cruz, një trajtim gjithnjë e më popullor.

Fytyrën e kuron me kremra hidratuese, ndërkohë zbulon edhe prirjen për mjetet siç është p.sh. ruli (roller).

“Grimeri im zakonisht në fillim në fytyrë bën tretman me rul”, ka thënë Cruz.

Unë di edhe disa hile kur është fjala për kujdesin e flokëve.

“Jam rritur te nëna ime në sallonin e floktarisë, di si të kujdesem për flokë të shëndetshëm. Mund t’i shkurtoj, t’i ngjyros dhe t’i thaj flokët si një profesioniste. Madje i kam ia kam modeluar flokët aktores Salma Hayek para një premiere. Gjatë modelimit të flokëve mungonte energjia elektrike, andaj flokët ia kam rregulluar duke e ndezur një qiri, ishte ajo një sfidë e madhe”, thotë Cruz.

Aktorja e famshme shpesh bart balluke moderne.

Në tapetin e kuq, ajo kryesisht mban gërsheta të larta dhe makijazh më të fortë.

/Telegrafi/

Exit mobile version