Site icon Telegrafi

Risi për pacientët me diabet në Pejë – menaxhim më i lehtë përmes aplikacionit mobil

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar një mundësi të re për pacientët me diabet, e cila u mundëson atyre të menaxhojnë më lehtë shëndetin e tyre përmes një aplikacioni mobil.

Kjo risi vjen si rezultat i bashkëpunimit me organizatën IHS Project dhe synon të ndihmojë pacientët në monitorimin dhe kontrollin e gjendjes së tyre shëndetësore në mënyrë më efikase.

Pacientët e interesuar mund të marrin informacionet e nevojshme dhe udhëzimet për përdorimin e aplikacionit duke vizituar Këshillimoren për Diabet, pranë Repartit Interno në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, gjatë orarit të rregullt të punës.

Ky shërbim i ri përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së kujdesit për pacientët me diabet, duke i pajisur ata me një mjet praktik dhe inovativ për menaxhimin e përditshëm të sëmundjes./Telegrafi/

Exit mobile version