Telegrafi

Rirregullojeni banesën tuaj që t’ju bëjë të lumtur!

Mos u bëni skllav i tendencave, mos shpenzoni para, shikoni shembujt, do ju kënaqin

Rimendojeni dhomën tuaj të gjumit të fëmijërisë: ajo ka mundur të përbëhej nga mure shumëngjyrëshe, një batanije me modele “të bezdisshme”, një koleksion i panevojshëm i pelushave, një poster i zemrës suaj të preferuar adoleshenteje.

Mendoni se me çfarë do të dëshironit të zgjoheshit në mëngjes, nëse është një ngjyrë e caktuar që ju pëlqen mjaftueshëm për të provuar një dukje njëngjyrëshe apo pajisje retro kuzhine – çdo gjë që sjell një buzëqeshje në fytyrën tuaj funksionon, transmeton Telegrafi.

Dekorimi me dopaminë është gjithashtu një mënyrë për të kufizuar shpenzimet dhe për të qenë më të vetëdijshëm për qëndrueshmërinë kur bëhet fjalë për blerjen e pjesëve të reja dekorative.

“Në dizajnimin dhe blerjen e mobilieve, emocioni i gjuetisë është tërësisht dopaminë, veçanërisht kur hasni në një pjesë të bukur dhe unike”. Përzierja e pjesëve dhe stileve krijon një pamje që është specifike për personalitetin tuaj.

/Telegrafi/