Telegrafi

Riot prezanton zyrtarisht 30 skuadrat partnere të Valorant Champions Tour për vitin 2023

Riot Games njoftoi sot listën e plotë të 30 skuadrave partnere për ligat ndërkombëtare të video-lojës VALORANT vitin e ardhshëm.

Këto skuadra do të përbëjnë tre ligat ndërkombëtare me 10 ekipe dhe do të marrin pjesë në ngjarjen fillestare të Sao Paulos në shkurt të vitit të ardhshëm.

Sipas dotesports ekipet do të marrin mundësi unike dhe do të konkurrojnë në ligat e nivelit më të lartë pa rrezik rënieje, dhe secila skuadër do të marrë gjithashtu një pagë për të mbështetur listën e tyre të VALORANT.

Në ligën e Amerikës bëjnë pjesë: 100 Thieves, Sentinels, Cloud9, NRG, Evil Geniuses, FURIA, LOUD, MIBR, KRU Esports, dhe Leviatan.

Liga EMEA përmban: Fnatic, Team Vitality, Team Liquid, Karmine Corp, Team Heretics, KOI, Giants, Na’Vi, FUT Esports dhe BBL Esports.

Ndërsa Liga e Paqësorit përfshin: ZETA DIVISION, DetonatioN Gaming, Gen.G, T1, DRX, Team Secret, Paper Rex, Rex Regum Qeon, Talon Esports dhe Global Esports.

Të dy kampionët e Valorant Masters nga viti i kaluar, OpTic dhe FPX, nuk u përzgjodhën si partnerë. /Telegrafi/