Site icon Telegrafi

Rinolalia ose e folura ndër hundë: Shkaktarët dhe trajtimi

Zyla Musliu, Logopede në Psikiatri për fëmijë dhe adoleshentë

Rinolalia (ose e folura nazale) është një çrregullim i rezonancës së zërit që ndodh për shkak të rrjedhjes jonormale të ajrit gjatë të folurit nëpër hundë. Ajo prek tingullin e të folurës dhe perceptohet nga dëgjuesit si zë ‘hundor’

Zyla Musliu,
Logopede në Psikiatri për fëmijë dhe adoleshentë
Tel. 045 663 774

Shpesh i kushtojmë vëmendje tonit të zërit të dikujt ose mënyrës se si ai flet. Dilema më e zakonshme është të flasësh me hundë dhe shkaqet e këtij fenomeni, sepse ndryshimet e timbrit dhe tingullit mund të jenë të pakuptueshme dhe të mërzitshme për veshin e dëgjuesit. Personat me të folur hundor gjithnjë janë me stres dhe ankthe shpirtërore, u ikin bisedave dhe izolohen nga shoqëria.

Mjekët dhe kirurgët e ORL-së janë të përfshirë në eliminimin e nazalitetit, sipas nevojës, ndërsa roli i logopedit është të rehabilitojë zërin në mënyrë që të përmirësojë rezonancën orale dhe të reduktojë të folurit hundor.

Klasifikimi i rinolalisë

Rinolalia ndahet në këto forma kryesore:

Rinolalia e hapur (hipernazaliteti):

• Ndodh kur ka rrjedhje të tepruar të ajrit përmes hundës gjatë të folurit.
• Kjo zakonisht lidhet me një mbyllje të dobët ose joefikase të velofaringut (hapësira midis qiellzës së butë dhe faringut).
• Tingujt zanorë si /m/, /n/ dhe /ng/ tingëllojnë të tepruar.

Rinolalia e mbyllur (hiponazaliteti):

• Ndodh kur rrjedhja e ajrit nëpër hundë është e penguar.
• Shkaktohet nga bllokime fizike në rrugët e hundës, si devijimi i septumit, polipet nazale, ose adenoidet e zmadhuara.
• Tingujt /m/, /n/, dhe /ng/ tingëllojnë si /b/, /d/, dhe /g/.

Rinolalia e përzier:

• Kombinim i rinolalisë së hapur dhe të mbyllur, ku disa tinguj janë shumë “hundorë” dhe të tjerë nuk rezonojnë sa duhet në hundë.
• Zakonisht shkaktohet nga probleme anatomike të kombinuara me çrregullime funksionale.

Shkaqet e rinolalisë

Rinolalia mund të jetë e lindur ose e fituar dhe lidhet me:

Shkaqet strukturore:

 Çarje e qiellzës (palatoshizë).
Anomali kongjenitale në qiellzë ose faring.
Devijimi i septumit nazal.
Adenoidet e zmadhuara ose polipet nazale.

 Shkaqet funksionale:

Dobësi ose paralizë e muskujve të qiellzës së butë.
Çrregullime neurologjike, si paraliza cerebrale ose sindroma Moebius.

Shkaqet e përkohshme:

Infeksione respiratore.
Alergji të rënda që bllokojnë rrugët e hundës.

Shenjat dhe simptomat e rinolalisë

• Zëri tingëllon “hundor” ose i bllokuar.
• Tingujt nasalë (si /m/, /n/) tingëllojnë të paplotë ose të deformuar.
• Fëmijët ose të rriturit kanë vështirësi të kuptohen qartë nga dëgjuesit.
• Vështirësi në shqiptimin e tingujve të caktuar.

Diagnoza e rinolalisë

Vlerësimi logopedik:

• Analiza e tingujve zanorë dhe artikulimit.

Ekzaminimet mjekësore:

• Konsulta me otorinolaringolog për të analizuar rrugët nazale dhe qiellzën.
• Përdorimi i teknikave si nasoendoskopia ose videofluoroskopia.

Matje instrumentale:

• Nasometria për të matur përqindjen e rezonancës nazale.

Trajtimi i rinolalisë

Logopedia:

Ushtrime për përmirësimin e mbylljes velofaringeale.
Trajnim për artikulimin korrekt të tingujve.

Trajtimi mjekësor ose kirurgjik:

Kirurgji për korrigjimin e çarjeve të qiellzës ose devijimit të septumit.
Adenoidektomia ose heqja e polipeve nëse ato janë shkaku.

Terapia ndihmëse:

Pajisje ortodontike ose proteza për të ndihmuar mbylljen velofaringeale.

Trajtimi për shkaqe funksionale:

Përdorimi i teknikave për forcimin e muskujve të qiellzës dhe përmirësimin e rezonancës.

Parandalimi dhe kujdesi

• Vlerësimi i hershëm tek fëmijët me çrregullime strukturore ose vonesa në të folur.
• Ndërhyrje e shpejtë logopedike për të korrigjuar teknikat e të folurit.
• Mbikëqyrja e shëndetit të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes për të parandaluar bllokimet e mundshme. /Telegrafi/

Exit mobile version