Telegrafi

Me rinisjen e Superligës së Maqedonisë, Shkupi rimer kreun e tabelës

Rinisja e Superligës së Maqedonisë së Veriut që në xhiron e parë të gjysmësezonit pranveror apo të 19-të në total ka pësuar ndryshime menjëherë të kreu i renditjes tabelare.

Shkupi ka shfrytëzuar barazimin e Strugës, duke rimarë kreun kështu në renditje.

Bardhekaltërit nga Çairi, fituan duelin me Voska Sportin me rezultat 3:0, teksa kampionët në fuqi u ndalën me barazim nga Rabotniçki dhe kjo iu kushtoi më rënie në vendin e dytë, duke lënë që Shkupi të mer pozitën e liderit me 41 pikë, një më shumë se struganët.

Shkëndija e Tetovës me Jeton Beqirin në pankinë e nisi me fitore gjysmësezonin pranveror dhe vijon e treta në renditje me 38-të pikë.

Pozitat katër, pesë dhe gjashtë mbahen nga Sileksi (27 pikë), Gostivari (25 pikë) dhe Rabotniçki (24 pikë).

Në vijim vjen Brera Strumica në vendin e shtatë me 23 pikë, duke lënë pas vetes Tikveshin me 22 pikë.

Bregallnica dhe Voska Sport kanë pikët të njejta, nga 20 të dyjat, përderisa dy pozitat e fundit mbahen nga Makedonija Gjorçe Petrovi dhe Vardari me nga 18 pikë secila.

Xhiroja e radhës në Superligën e Maqedonisë së Veriut zhvillohet me 25 shkurt./Telegrafi/