Site icon Telegrafi

Rinia e AKR-së promovon me vetura kandidatin për kryetar të Prishtinës

Rreth 30 vetura me të rinj të AKR-së kanë parakaluar para selisë të këtij subjekti politik, me flamur dhe pankarta e duke i rënë borisë, duke promovuar kandidatin e tyre për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli.

Ndërkaq kandidati i AKR-së për asamblist të komunës, Jezuit Abazi, tha se ky organizim është vetëm një simbolikë për të treguar mbështetjen dhe mirënjohjen e rinisë së Prishtinës për kryetarin e ardhshëm të kryeqytetit, Selim Pacolli.

Ai tha se Pacolli ka projekte të mëdha për të rinjtë e kryeqytetit, ndërsa ftoi kryeqytetasit të votojnë numrin 34.

“Ky organizim është në kuadër të të rinjve të AKR-së në Prishtinë, që simbolizon mbështetjen e pakursyer të rinisë për kandidatin tonë për Prishtinën, Selim Pacolli. Ne si forum rinor dhe si shtab i AKR-së kemi gjetur një mbështetje jashtëzakonisht të madhe nga kandidati për kryetar të Komunës, Selim Pacolli. Z.Pacolli ka paraqitur projekte të mëdha për rininë tonë dhe kjo është një simbolikë e vogël për fitoren e madhe që do ta arrijmë më 22 tetor”.

Ndryshe, ka mbetur vetëm edhe një ditë para heshtjes zgjedhore, ndërsa zgjedhjet do të mbahen më 22 tetor.

Exit mobile version