Poezi nga: Robert Louis Stevenson
Përktheu: Alfred Kola
Te porta e kopshtit veç njëherë
Buzëpuqur dhe u ndamë.
Duhet të përmbush fatin e mjerë
Tash rrugoj anembanë.
Hej, lamtumirë! Çohem këtej,
Dhe e lë bagëtinë time,
Dhe pikturoj në dhè e qiej
Odisenë e luftës sime.
Qiellin paanë e kam për strehë,
I huaj, tek kaloj tronditur:
Dhe mikja ende në udhë të gjerë
Dhe syndezur ndaj rrezikut.
Mirëkeqje eja, kryq, kurorë,
Me ylber a shkrepëtima,
Shpirtin e trupin flak përtokë
T’i plugojë Perëndia.