Site icon Telegrafi

Rikuperohet Adenis Shala, gati për ndeshjen Shkëndija – Makedonija Gj.P.

Sulmuesi anësorë i Shkëndijës, Adenis Shala ka lënë pas lëndimin dhe pas një muaj e gjysmë pauzë rikthehet në dispozicion për lojë.

Nga tabori i klubit tetovar, kanë njoftuar se Shala është rikuperuar dhe ka nisur ushtrimet me grupin e futbollistëve kuqezi.

24 vjeçari është i gatshëm për lojë dhe trajneri Ardian Nuhiu do të vendos nëse të dielën ndaj Makedonija Gjorce Petrov do ta inkuadrojë Shalën nga fillimi apo do ta përdorë si armë shtesë nga bankina.

Kujtojmë se Adenis Shala u ndëshkua me karton të kuq në duelin e xhiros së parë ndërmjet Shkëndijës dhe Voskës në Ohër.

Por kur po bëhej gati për tu kthyer pas skadimit të pezullimit, ai u lëndua në stërvitjen e fundit para ndeshjes me Rabotniçkin në Shkup./Telegrafi/

Exit mobile version