Site icon Telegrafi

Rikthimi triumfues i Sebastian Haller, ai është gati për pjesën e dytë të sezonit

Sebastian Haller i lumturoi të gjithë në radhët e Borussia Dortmund teksa u rikthye në fushë për herë të parë pas gjashtë muajve duke qenë se ishte diagnostifikuar me tumor në testikuj.

Pas dy ndërhyrjeve kirurgji dhe kimioterapisë, sulmuesi duket se e ka “hedhur pas krahëve” periudhën e errët.

Ai u fut në lojë në minutën e 74-të nga trajneri Edin Terzic në miqësoren përballë Fortuna Dusseldorf të cilën ‘milionerët’ e fituan me rezultatin 5-1.

Haller në një intervistë të pak ditëve më parë u shpreh se është duke pritur me padurim rikthimin në kampionat për të luajtur para tifozerisë së Borussia Dortmund.

Duket se dëshira do përmbushet shpejt pasi sulmuesi do të jetë në dispozicion për pjesën e dytë të sezonit me DortmundIN që rikthehet në Bundeligë më datë 22 janar, aty ku pret në shtëpi Augsburgun.

Haller u transferua tek Dortmund në afatin e verës nga Ajaxi, por për shkak të sëmundjes ende nuk ka dhënë kontributin e tij me skuadrën gjermane që aktualisht ndodhet në vend të gjashtë, nëntë pikë larg kryesuesve të Bayern Munich./Telegrafi/

Exit mobile version