Telegrafi

Rikthimi me stil i Ardian Ismajlit në fushë, fitore me Empolin dhe formacioni i javës

Ardian Ismajli u rikthye në fushë në ndeshjen e javës së 28-të të Serie A, duke lënë pas dëmtimin.

Mbrojtësi i Shqipërisë e humbi sfidën me Poloninë, ndërkohë që në përballjen mes Empolit dhe Lecces luajti për 90 minuta duke qenë një nga më të mirët për skuadrën e tij.

Skuadra e 26-vjeçarit fitoi me rezultatin minimal 1-0 kjo dhe falë kontributit të Ismajlit, i cili është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Serie A.

Mes 11 më të mirëve rezulton dhe futbollisti kuqezi, i cili sipas “SofaScore” vlerësohet me notën 7.6.

Ismajli këtë edicion ka luajtur 21 ndeshje, prej të cilave 19 nga minuta e parë.

Me Shqipërinë, Ismajli numëron 30 ndeshje, duke shënuar dhe 2 gola, ndërkohë që pritet që të bashkohet me kuqezinjtë për ndeshjet e qershorit me Moldavinë dhe Ishujt Faroe. /Telegrafi/