Telegrafi

Rikthimi në fushë pas tri javëve izolim, skuadra gjermane publikon videon se si stërviten lojtarët në kohë pandemie

Skuadrat gjermane kanë filluar thuajse të gjitha stërvitjet, edhe pse në këtë shtet janë prekur nga coronavirusi rreth 100 mijë banor.

Bundesliga është pezulluar dhe stërvitjet ishin ndalur që nga gjysma e marsit, por tani skuadrat kanë rikthyer lojtarët në fushë.

Eintracht Frankfurt ka publikuar një video ku tregojnë gjendjen e futbollistëve dhe stërvitjet që ata bëjnë.

Lojtarët nuk përshëndetën mes vete për duar, derisa edhe gjatë stërvitjeve në fushë mbajnë distancën me njëri tjetrin.

Sa i përket kampionateve tjera elitare si Serie A, Liga Premier, La Liga dhe Ligue 1, asnjë skuadër nuk ka filluar stërvitjet.

Bundesliga ashtu si gjithë kampionatet evropiane është pezulluar së paku deri më 30 prill. /Telegrafi/