Telegrafi

 “Rikthimi” në ekranet televizive, një grua interviston talebanin në një prej televizioneve më të mëdha në Afganistan

Talebanët kanë marrë nën kontroll Kabulin gjatë të dielës mbrëma, e prej atij momenti është vërejtur në masë të madhe mungesa e grave nëpër kanalet televizive.

Megjithatë, Tolo News, një prej gjigantëve mediatik të Afganistanit, sot në mëngjes ka filluar programin me një gazetare që fliste për situatën aktuale në këtë vend, transmeton Telegrafi.

Ishte Miraqa Popal, pronari i Tolo News që publikoi imazhet ku shihet se si një femër interviston talibanin në studion televizive.

Gjithashtu ka publikuar imazhe tjera, ku shihet një grua me hixhab duke marrë pjesë në takimin e mëngjesit në redaksinë e këtij mediumi. /Telegrafi/