Një ndeshje e ‘çmendur’ është zhvilluar në Serie A mes Sampdorias dhe Sassuolos.
Dy skuadra simpatike në Serie A që prodhojnë futboll të bukur janë përballur mes vete.
Mysafirët ishin duke udhëhequr në pjesën e dytë 0-2 me golat e Federico Riccit (64) dhe Antonio Ragusas (74).
Mirëpo rikthimi i madh i Sampdorias ndodhi për shtatë minutat e fundit të ndeshjes.
Fabio Quagliarella shënoi për 1-2 në minutën e 84-të, ndërsa dy minuta më vonë barazoi në 2-2 Luis Muriel.
Në minutën e 91-të, Luis Muriel shënoi nga penalltia për 3-2, për ta bërë rikthimin më të madh këtë edicion në Serie A.
Pas kësaj fitore Sampdoria ngjitët në pozitën e 10-të në tabelë me 18 pikë të tubuara. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=_zH10Mnru58