Telegrafi

Rikthim fantastik nga Llapi, Prishtina i falet Currit

Llapi ka arritur të shënojë një fitore fantastike në përballje me Besën e Pejës 3-2.

Skuadra mysafire e Besës arritën të krijonin epërsi të hershme ku në minutën e dytë shënoi mesfushori Qemail Elshani.

Vetëm tre minuta më vonë, Besa shënoi edhe një gol për ta ngritur epërsinë në 2:0.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e pejanëve prej dy golave, ndërsa në të dytën ndodhi mrekullia nga Llapi.

Fillimisht Florim Berbatovci shënoi në minutën e 48-të për ta ngushtuar epërsinë në 1:2, ndërsa pas 10 minutave Bujar Idrizi barazoi në 2:2.

Ishte e 85-të e takimit kur Fuad Karabegu asistoi bukur tek Edon Zeqiri i cili shënoi golin e fitores për 3:2.

Ndërkohë Prishtina me shumë mund ka mposhtur Ferizajn me rezultat minimal 1:0.

Ka qenë Debatik Curri që edhe njëherë ia ka siguruar fitoren Prishtinës falë një goli të bukur nga distanca që e shënoi në minutën e 82-të të ndeshjes. /Telegrafi/