Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është rikthyer në funksion Qendra e Kulturës dhe Bibliotekës në Llukar.
Rama thotë se kjo hapësirë u dedikohet artistëve dhe të gjithë atyre që dëshirojnë të zhvillojnë talentet dhe pasionet e tyre, transmeton Telegrafi.
“Rikthyem në funksion Qendrën e Kulturës dhe Bibliotekën në Llukar, e cila ka shërbyer si një pikë e rëndësishme kulturore deri vonë, kur u shkatërrua në mungesë të menaxhimit.
Kjo hapësirë, e dedikuar për artistët, nxënësit e shkollës fillore “Ganimete Tërbeshi”, dhe të gjithë ata që dëshirojnë të zhvillojnë talentet dhe pasionet e tyre, tani hap dyer të reja për krijimtari dhe edukim”, shkruan Rama në Facebook./Telegrafi/