Telegrafi

Rikthehet lufta, Azerbajxhani dhe Armenia vazhdojnë arkëtimet dhe granatimet – sulmohen qytetet dhe fshatrat me dronët Bayraktar

Pas afro dy viteve armëpushim, Azerbejxhani dhe Armenia në orët e para të mëngjesit i janë rikthyer luftimeve të ashpra, kur artileria azere filloi granatimet më qytetet armene.

Ishte pikërisht artileria me rreze të mesme veprimi që goditi qytetin Gori, derisa në periferi fluturaket pa pilot Bayraktar TB-2 bombarduan pandërprerë – dronë këta me të cilët dy vite më parë i shkaktuan humbje të mëdha ushtrisë armene në Nagorno-Karabak, transmeton Telegrafi.

Përveç qyteti Gori, cak i sulmeve ishte edhe fshati Tehi. E pas disa orëve raketime dhe granatime, janë deklaruar nga ministria e Mbrojtjes në Azerbajxhan, duke akuzuar Armeninë se ka nxitur sulmin pas një sërë provokimesh kundër ushtrisë azere që janë dashur të kundërpërgjigjen me këtë sulm.

Në anën tjetër është sulmuar edhe qyteti Areni si dhe njësia medicinale në Jarmuk.

“Njësitë e forcave të armatosura të Azerbajxhanit, filluan 13 shtatorin me sulme intensive artilerike mbi pozicionet e armenëve në drejtim të rajoneve Goris, Sotk dhe Jermuk. Armiku po përdorë edhe fluturake pa pilot”, thuhet në kumtesën e ministrisë së Mbrojtjes të Armenisë.

Lexo po ashtu Luftime të ashpra mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, filmohen fluturaket pa pilot duke bombarduar

Në anën tjetër, kryeministri armen Nikol Pashinyan ka biseduar në telefon me presidentin rus Vladimir Putin.

Pashinyan ka njoftuar Putinin për situatën me Azerbajxhanin – duke bërë thirrje për “reagim të komunitetit ndërkombëtar”.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë shpërthyer luftimet e ashpra përgjatë vijës kufitare mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Madje janë publikuar pamjet ku shihen depot e municionit në Armeni të përfshira nga zjarri në afërsi të Jermukut, pasi që Azerbajxhani kreu sulme mbi pozicionet ushtarake të armenëve.

Ministria armene e Mbrojtjes, ka njoftuar se në radhët e forcave të armatosura armene, ka të vdekur dhe të plagosur si rezultat i sulmeve të azerëve.

Gjithashtu është bërë e ditur se ushtria e Azerbajxhanit ka goditur infrastrukturën civile, përgjatë vijës kufitare që ndanë këto dy vende. /Telegrafi/