Site icon Telegrafi

Rikthehet komedia “E Vërteta” në Teatrin e qytetit të Gjilanit

Teatri i Gjilanit sjell sërish për publikun komedinë e njohur “E Vërteta” të Florian Zeller, një nga shfaqjet më të pëlqyera nga artdashësit.

Nën regjinë e Agon Myftarit, me lojën e aktorëve Kushtrim Qerimi, Tringa Hasani, Avni Shkodra dhe Safete Mustafa Baftiu, kjo shfaqje premton humor, situata të papritura dhe reflektim mbi të vërtetën dhe gënjeshtrën.

“Teatri i Gjilanit sjell sërish për ju komedinë “E Vërteta” nga Florian Zeller, një nga shfaqjet më të luajtura e më të dashura nga publiku ynë! Nën regjinë e Agon Myftarit, e lojë fantastike nga Kushtrim Qerimi, Tringa Hasani, Avni Shkodra dhe Safete Mustafa Baftiu, kjo komedi plot kthesa dhe situata të papritura do t’ju bëjë të qeshni, të mendoni dhe ndoshta… të dyshoni”, thuhet në njoftim.

Shfaqja do të mbahet nesër, në ora 20:00, në Teatrin e Qytetit të Gjilanit. /Telegrafi/

Exit mobile version