Pas një viti të suksesshëm organizimi në 2021, Smash World Tour po rikthehet zyrtarisht.
Organizatori Video Game Boot Camp (VGBC) njoftoi se organizimi i shumëpritur konkurrues do të rikthehet për një vit të dytë.
‘Smash World Tour 2022’ është një turne i video-lojës luftarake Super Smash Bros e publikuar nga Nintendo. Turneu i këtij viti do të përfshijë, si versionin Ultimate ashtu edhe Melee, me një çmim rreth 250.000 euro, i cili është më i madhi në historinë e Smash.
Ndryshe nga formati i vitit të kaluar, ‘Smash World Tour 2022’, do të përfshijë një numër turnesh të organizuar me audiencë, në të gjithë globin, me fillim nga muaji mars e do të përfundojë në dhjetor të vitit 2022.
https://twitter.com/SmashWorldTour/status/1501697543767576577
Aktualisht janë planifikuar të mbahen më shumë se 25 ngjarje, e që pritet të shpallen edhe më shumë të tjera.
Ngjarjet e Smash World Tour pritet të mbahen në të gjithë globin me turne në Amerikën e Veriut, Azi, Evropë, Amerikën e Jugut, Australi dhe Lindjen e Mesme.
Lojtarët do të fitojnë pikë bazuar nga rezultatet e tyre më të mira, ku lojtarët më të mirë do të takohen në kampionatin botëror Smash Tour në dhjetor.
Në fund të vitit, 30 lojtarët më të mirë në renditje do të ftohen në Kampionatin Botëror Smash Tour. Lojtari me më shumë pikë nga çdo rajon do të kualifikohet automatikisht, ndërsa dy të tjerë do të bashkohen nëpërmjet një kualifikimi të shansit të fundit (LCQ) të mbajtur gjatë ngjarjes finale.
Informacioni i plotë mbi Smash World Tour 2022 mund të gjendet në faqen zyrtare të ngjarjes smashworldtour.com.
/Telegrafi/