Telegrafi

Rikthehet energjia elektrike në Liban pasi vendi mbeti në terr për 24 orë

Energjia elektrike në Liban është rikthyer, pasi mbeti i gjithë vendi në terr për 24 orë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ministria e energjisë thotë se banka qendrore ia ka siguruar 100 milionë dollarë kredi për të blerë karburant dhe për të mbajtur në funksion stacionet e saj të energjisë.

Rrjeti elektrik u mbyll dje dhe zyrtarët thanë se nuk ka gjasa të riniset për disa ditë.

Lexo po ashtu Termocentralet mbesin pa karburant, libanezët mbesin pa energji elektrike – kjo pritet të zgjasë disa ditë

Për 18 muajt e fundit Libani është ballafaquar me një krizë ekonomike dhe me mungesa ekstreme të karburantit.

Kjo krizë e ka lënë gjysmën e popullsisë në varfëri, ka dëmtuar monedhën e saj dhe ka ndezur demonstrata të mëdha kundër politikanëve. /Telegrafi/