Telegrafi

Rikthehet Dugarry me deklaratat e tij thumbuese: Verratti nuk është lojtar i mirë

Verratti i dëshpëruar pas eliminimit

Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe shumë skuadrave të njohura, Christophe Dugarry, ka folur për kalimin e mesfushorit të PSG-së, Marco Verratti.

Verratti tash e disa ditë është i lidhur me një kalim te Barca.

“Jam i befasuar, pasi Verratti është gjithçka, përveç lojtar i madh”.

“Ai është lojtari i mirë, por çfarë ka arritur?”

“Çdo gjashtë muaj ai del në media për të kërkuar rritje, por shpesh është i lënduar, shkaku i mënyrës së jetoses së tij”.

“Duke e parë paraqitjen e tij ën fushë, ai duhet që qëndrojë te PSG para se të kalojë në Spanjë”.

“Mendoj që mënyra e veprimit të Barcelonës nuk është e duhura”, ka thënë Dugarry. /Telegrafi/