Telegrafi

RigoN me katër eliminime fillon ndeshjen kundër ekipit brazilian

(Foto: HLTV)

Ka filluar ndeshja vendimtare për ekipin shqiptar Bad News Eagles kundër ekipit brazilian MIBR në turneun më të madh të CS:GO, i cili po mbahet në Antwerp të Belgjikës.

Menjëherë pas fillimit të ndeshjes në raundin e parë, Rigon ‘rigoN’ Gashi, ka befasuar me një super raund, ku arriti të eliminoj katër lojtarë të ekipit MIBR me lehtësi, për t’ia siguruar ekipit të tij raundin e parë, të mapit të parë.

Më poshtë e gjeni aksionin nga rigoN, në komentim në shqip, nga streameri Xhoci. /Telegrafi/