Telegrafi

Rigon Baruti fiton të artën në Kampionatin e Mediteranit në Turqi, mposhti dy garues nga Serbia

Foto: Federata e Karatesë e Kosovës/Facebook

Sportit të Kosovës i vijnë lajme të mira edhe Kampionati i Mediteranit që po mbahet në Antalia të Turqisë

Rigon Baruti ka fituar medaljen e artë në sportin e karatesë në kategorinë e kadetëve deri 57 kilogramë.

E veçanta e kësaj të arriture është fitorja ndaj dy garuesve nga Serbia e sidomos në finale.

Në Turqi medalje fituan edhe Melos Gashi, Elton Musliu, të dy fituan medalje të bronztë në kategorinë e kadetëve mbi 70 kilogramë.

Nuk duhet harruar edhe Betim Maliqin me medalje të argjendtë dhe Endrit Shaqirin me të bronztë. /Telegrafi/