UEFA tashmë është duke punuar në formatin e ri të Ligës së Kampionëve, për ta bërë garën edhe më të dëshirueshme për klubet dhe tifozët.
Shtëpia e futbollit evropian po tenton të bëjë ndryshime të ndjeshme në rregullore, duke tentuar që të bëjë kompeticionin me më shumë skuadra.
Klubet kryesore evropiane dhe UEFA janë vendosur të arrijnë një marrëveshje që synon dhënien e dy vendeve në Ligën e Kampionëve për skuadrat që nuk kualifikohen përmes ligës së tyre, por kanë paraqitje të mirë evropiane.
Sipas reformës së re, një ekip si Manchester United mund të kualifikohet sezonin e ardhshëm.
Më pas, skuadrat do të luajnë tetë ndeshje në vend të dhjetë në sistemin e ri të mini-ligës.
Dy vende do t’u jepen klubeve të vendeve që kanë performuar më mirë në Evropë në sezonin e kaluar, pavarësisht se ku e mbyllin edicionin paraprak.
Nëse rregullat e reja do të zbatoheshin këtë sezon, një ekip shtesë në Angli dhe një ekip shtesë për Holandën do të kualifikoheshin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/