Policia e Guernsey ka konfirmuar se kërkimet për sulmuesin 28-vjeçar, Emiliano Sala po fillojnë përsëri sot (e enjte), duke hyrë në ditën e tij të tretë.
Operacioni i kërkim-shpëtimit për Emiliano Sala u rifillua përsëri të enjten, konfirmon policia e Guernsey.
Avioni që mbante sulmuesin nga Nantes në Cardiff u zhdukë të hënën, duke humbur kontaktin me kontrollin e trafikut ajror pranë vendit Casquets – rreth tetë milje në veri-perëndim të Guernsey në Kanalin e Anglisë.
Kërkimi i aeroplanit ka filluar që atëherë, por deri më tani nuk ka dalë asgjë dhe gjetja është penguar edhe nga kushtet e vështira.
Megjithatë, kërkimet për Sala nuk janë ndalur dhe policia ka konfirmuar se edhe sot (e enjte) kanë filluar ato.
“Po fillojmë një kërkim bregdetar ajror për gjetjen e aeroplanit rreth Channel Islands të Burhouut, Casquets, Alderney, bregun verior të gadishullit të Cherbourg, në bregun verior të Jersey dhe pastaj mbrapa Sarkut”.
“Informata të mëtejshme do të lëshohen kur të janë në dispozicion”, thuhet në njoftimin e policisë së Guernsey.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme u raportua se gjasat për gjetjen e sulmuesit janë të pakta, por të gjithë shpresojnë dhe luten për jetën e Sala. /Telegrafi/
24th January
7.50am update.We are commencing a coastal search using be Channel Islands Air Search plane of Burhou, the Casquets, Alderney, the north coast of the Cherbourg Peninsula, north coast of Jersey and then back over Sark.
Further information released when available
— Guernsey Police (@GuernseyPolice) January 24, 2019