Kërkimet për aeroplanin që ishte duke bartur sulmuesin e Cardiffit, Emiliano Sala, kanë vazhduar në mëngjesin e ditës së sotme (e mërkurë).
Policia e Guernsey ka konfirmuar për Sky Sports se kërkimet kanë rifilluar në zonën ku dyshohet të ketë rënë aeroplani.
Zonat që do të kërkohen janë brigjet rreth Alderneyt ashtu sikurse shkëmbinjt dhe ishujt e vegjël do të jenë në fokus të kërkimeve.
Sala kishte shprehur brengën e tij për aeroplanin me të cilin po udhëtonte, duke shkruar një mesazh prekës që ua dërgoi miqve më të afërt të tij. Ai u frikësua për jetën.
Ndërkohë, në Francë tifozët e klubit Nantes ku ai pati kohën më të mirë në karrierë u mblodhën në kujtim të tij.
Tifozët e Nantes duke kënduar e brohoritur emrin e tij mbrëmjen e të martës e kaluan në qytetin e tyre, duke kujtuar sulmuesin dhe kontributin e tij të madh në klub.
Nantes fans pay respect to Emiliano Sala ❤ pic.twitter.com/YScaStYUN9
— GOAL (@goal) January 23, 2019
Sala ka pasur 133 paraqitje për Nantesin duke shënuar 48 gola në proces.
Goli i fundit i Sala për Nantesin ishte ndaj Marseilles më 6 dhjetor. Ai u gjend në formë të përkryer në zonë duke shënuar një gol mjeshtëror me kokë, me çka gëzoi tej mase tifozët vendas.
https://twitter.com/Mobyhaque1/status/1087878586990772224
Transferimi i tij te Cardiff u realizua me kërkesën urgjente të klubit uellsian që po lufton për mbijetesë, e të cilët paguan hiç më pak se 18 milionë funte për të.
/Telegrafi/