Telegrafi

Richarlison shënon ndaj Unitedit njërin nga golat më të mirë këtë sezon në Ligën Premier

Ylli brazilian i Evertonit, Richarlison ka shënuar një supergol sot (e diel) në ndeshjen ndaj Manchester Unitedit.

Evertoni ka kaluar në epërsi 1-0 ndaj Unitedit në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Ligën Premier.

Goli i vendasve erdhi në minutën e 13-të të ndeshjes pas disa rasteve të lëshuara.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Richarlisonit

Ky gol u shënua nga ylli brazilian, Richarlison, i cili po kalon në super formë këtë sezon.

Momenti i ‘ekzekutimit’ nga Richarlison (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Richarlison shënoi një gol të bukur me gjysmë gërshërë duke mos i lënë asnjë mundësi pritje portierit David De Gea.

Goli i shënuar nga sulmuesi brazilian është njëri nga më të mirët e shënuar këtë sezon në Ligën Premier. /Telegrafi/