Telegrafi

Richards tregon momente nga zhveshtorja e Manchester Cityt: Lojtarët ishin në gjendje të rriheshin me trajnerin Mancini

Mbrojtësi angleze Micah Richards, ka zbuluar momente nga koha e përzgjedhësit aktual të Italisë, Roberto Mancini, kur ky i fundit ishte te Manchester City.

Mancini e çoi Manchester Cityn drejt titullit të parë, pasi pronësia kishte kaluar në duart e arabëve në vitin 2012.

Richards kujton se si ai dhe shokët e tij të ekipit ‘donin ta rrihnin’ trajnerin pasi ai u kishte thënë që ekipi nuk mundet të luajë pa Yaya Touren në fushë.

Mancini me Richards e Kompany

“Ne e dinim se sa i rëndësishëm ishte ai (Yaya Toure) për ekipin tonë dhe a më shpejtë të kthehej ishte më mirë për nes, pasi askush nuk mund të merrej me të”.

“Ai ishte një pjesë e madhe e ekipit tonë, dhe ai na lë për një muaj, e humbën për disa ndeshje jetike”.

“Mbaj mend [pas një humbjeje në] Everton kur Yaya ishte jashtë, Mancini gati shkaktoi “Luftën e III Botërore” në dhomën tonë të veshjes. Ai na tha: ‘Ju nuk mund të bëni pa Yayan’. Salla e veshjes shpërtheu. Asnjëherë nuk kam parë diçka të tillë më parë, të gjithë donin të luftonin me Mancinin”.

Mancini e Yaya Toure

“Pasi mbaruam, ai tha: ‘Unë e thashë këtë me qëllim sepse e dija se do ta merrja këtë reagim. Dhe si keni reaguar tani është saktësisht se si dua që të reagoni çdo javë në fushë’”.

“Që nga kjo ngjarje mendova që ne do të fitonim ligën, pavarësisht se çfarë pengesash kishim para nesh, ne do të fitonim atë”, ka thënë Richards. /Telegrafi/