Telegrafi

Ricciardio: Po frymëzohem prej Hamiltonit

BUDAPEST, HUNGARY - JULY 27: Daniel Ricciardo of Australia and Infiniti Red Bull Racing speaks with Lewis Hamilton of Great Britain and Mercedes GP as he celebrates victory on the podium after the Hungarian Formula One Grand Prix at Hungaroring on July 27, 2014 in Budapest, Hungary. (Photo by Drew Gibson/Getty Images) *** Local Caption *** Daniel Ricciardo;Lewis Hamilton

Daniel Ricciardo beson se do të frymëzohet nga Lewis Hamilton pasi zbuloi bolidin e ri të Renaultit për sezonin 2019.

Pas pesë vjetësh në Red Bull, Ricciardo mori vendimin dramatik për të lënë ekipin e Milton Keynes dhe t’i bashkohet skuderisë franceze.

Vitin e kaluar, Renault u rendit i katërti në renditjen e konstruktorëve me 122 pikë duke mbetur pas Mercedesit, Ferrarit dhe Red Bullit.

Lewis Hamilton dhe Daniel Ricciardo

Por, Ricciardo po frymëzohet prej Hamiltonit, i cili në sezonin e parë me Mercedesin përfundoi i katërti në kampionat.

“Unë me siguri se do të marr diçka nga suksesi i Lewisit me Mercedesin”, tha 29-vjeçari, Ricciardo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Formula 1

“Sukseset e britanikut nuk ishin të menjëhershme, por që më pas erdhën edhe titujt e njëpasnjëshëm. Pra, kjo sigurisht që është motivuese dhe provë se mund të arrish çdo gjë në karrierë”, pohoi australiani.

Ndryshe, Ricciardio deri më tani ka shtatë fitore në shtigje të ndryshme dhe në 29 raste e ka gjetur vendin në podiume. /Telegrafi/