Site icon Telegrafi

Ribery vazhdon kontratën me Bayernin: Lorik Cana e përgëzon, por edhe tallet me ish-bashkëlojtarin

Franck Ribery ka zgjatur bashkëpunimin me skuadrën e Bayern Munichun.

Francezi do të qëndrojë edhe për një vit tjetër te skuadra bavareze pas paraqitjeve fantastike këtë sezon.

Për zgjatjen e bashkëpunimit me gjermanët, 37-vjeçarin e ka përgëzuar edhe ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Canën.

Në fakt, ky i fundit është tallur paksa në kurriz të mesfushorit duke nënkuptuar se Ribery nuk di të flas gjuhën angleze.

“Bravo vëlla. Shënim: nuk besoj se e ke bërë ti këtë shkrimin në anglisht”, ka shkruar ndër të tjerash francezi, të cilin e ka pasur edhe shok tek Marseille.

“Jam shumë krenar që kam një vit tjetër në këtë klub të madh. Munich është si njër shtëpi për mua dhe familjen time dhe jam shumë krenar që do ta bart fanellën e Bayernit edhe për sezonin e ardhshëm”, kishte shkruar mesfushori me tipare sulmuese.

Ndryshe, 35-vjeçari ka zhvilluar plot 11 sezone te Bavarezët duke zhvilluar edhe plot 599 ndeshje.

Në këto 599 paraqitje, francezi ka shënuar edhe 149 gola, ku ka fituar edhe shumë trofe në Gjermani dhe Evropë. /Telegrafi/

Exit mobile version