Franck Riberi do t’i japë lamtumirën Bayern Munichut në fund të këtij edicioni.
Sulmuesi francez është në vitin e tij të fundit të kontratës me Bavarezët dhe nuk do ta vazhdojë atë.
35-vjeçari është duke e përfunduar sezonin e 12-të me kampionin e shumëfishtë të Gjermanisë.
Ka qenë e përditshmja gjermane Kicker që ka njoftuar se Ribery karrierën do ta vazhdoj në Katar.
Anësori ka arritur marrëveshje me skuadrën nga Katari, Al-Sadd për të nënshkruar kontratë tri vjeçare.
Në Al-Sadd, Ribery do të jetë shok skuadre me legjendën e Barcelonës, Xavi Hernandez.
Ribery ka zhvilluar 416 ndeshje zyrtare me Bayernin, ku ka shënuar 122 gola dhe ka bërë 183 asistime. /Telegrafi/