Site icon Telegrafi

Ribery: Nuk e dua Kombëtaren

Mesfushori i Bayern Munichut, Franck Ribery, u shpreh pak javë më parë se ishte gati të bisedonte me trajnerin e Francës, Didier Deschamps për një kthim të mundshëm në kombëtare, për të dhënë kontributin e vet në Euro 2016.

Megjithatë, Deschamps zyrtarizoi listën e lojtarëve para pak ditësh dhe nuk e kishte në planet e tij Riberyn, duke deklaruar se nuk kishte arsye pse të largonte një lojtar për t’i bërë vend Riberys.

Këto fjalë kanë zhgënjyer Riberyn, i cili ka kundërsulmuar, duke thënë se gjithsesi ai nuk kishte dëshirë që të kthehej në kombëtare.

“Nuk i kam bërë ndonjë ofertë Deschamps, ndaj nuk i kuptoj deklaratat e tij”, tha Ribery për Sport Bild.

“Kam thënë vetëm që ai duhet të marrë lojtarët më të mirë në Evropian, jo që unë dëshiroja të kthehesha”.

“Unë nuk kam dëshirë të luaj për Francën. E kam lënë pas atë kapitull, kur hoqa dorë në vitin 2014. Që atëherë, kam menduar vetëm për Bayernin”, ka thënë Ribery. /Telegrafi/

Exit mobile version