Site icon Telegrafi

Ribery kërkon t’i plotësohet një dëshirë nga Bayerni

Franck Ribery ka bërë të ditur se ka nisur bisedimet me Bayern Munichun për vazhdimin e kontratës.

Veterani francez ka kaluar nëntë vjetët e fundit në Allianz Arena, por siç qëndrojnë punët, ai do të jetë pa kontratë në fund të sezonit 2016-17.

32-vjeçari ka pohuar se ka një ofertë nga Kina, por dëshiron të qëndrojë në Gjermani.

“Kam folur pak me Bayernin për kontratën e re”, ka thënë Ribery për Bildin.

“Ende dua të qëndroj këtu një, dy apo më shumë vjet. Jam i lumtur, shumë i lumtur që po jetoj në Munich. Është mirë për gruan time dhe fëmijët. Nëse dua më shumë para, do të shkoja në Kinë. Kam pasur një ofertë, por nuk jam i interesuar”.

Exit mobile version