Site icon Telegrafi

Ribery edhe dy vjet te Bayerni?

Franck Ribery mund të qëndrojë edhe dy vjet të tjerë te Bayern Munich.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja franceze “L’Equipe”, sipas së cilës, klubi bavarez i ka ofruar sulmuesit francez një kontratë të re edhe për dy sezone të tjerë, pavarësisht faktit se ai tashmë është në moshën 33-vjeçare.

Kontrata aktuale e Ribery me Bayern skadon në fund të këtij sezoni dhe deri tani francezi ka zhvilluar me kampionët e Gjermanisë 8 ndeshje, duke shënuar 2 gola e duke dhënë tetë asistime.

Sipas “L’Equipe”, Bayern po mendon që në 25 nëntor të bëjë të ditur rinovimet e kontratës së 2 futbollistëve, atë të Ribery dhe të Lewandowski, me të cilin bisedimet për zgjatjen e kontratës kanë nisur prej kohësh. /Telegrafi/

Exit mobile version