Franck Ribery ka folur rreth të ardhmes së tij si futbollist, ku ka theksuar dëshirën për të mbyllur karrierën te skuadra gjermane, Bayern Munich.
Ribery është pjesë e gjigantit bavarez që nga viti 2007 dhe tani po luan sezonin e tij të 11-të me Bayernin.
Megjithatë, Ribery dëshiron që të luaj ende për këtë klub dhe pensionimi i tij dhe mbyllja e karrierës të vij po te ky klub.
“Nuk kam folur ende me drejtuesit e klubit për rinovimin. Ka ende kohë për këtë”, ka thënë fillimisht Ribery për gazetën gjermane Bild.
“Do të dëshiroja ta mbyllja karrierën time te Bayerni, por nuk jam i vetmi ai që vendos”.
“Do të jetë klubi që do të thotë fjalën e fundit”, përfundoi anësori francez. /Telegrafi/