Telegrafi

Ribery: Bayern është klubi i fundit në Evropë

Franck Ribery thotë se Bayern Munich do të jetë klubi i tij i fundit në Evropë dhe zbuloi se ai mund edhe të nënshkruajë një kontratë të re në Allianz Arena.

“Në Evropë, Bayern është klubi im i fundit – 100 për qind”, ka thënë Ribery për Eurosport, përcjell Telegrafi.

“A kam nevojë për një përvojë të ndryshme apo ide? Nëse është kështu, vetëm dhe vetëm për argëtim, jo si tani në Bayern. Ndoshta unë do të lë pas kohën time në Bayern, ndoshta do të luajë diku tjetër për një vit”.

Lexo po ashtu “Bayerni më i mirë, gjatë kohës së Guardiolas”

“Si thonë në Mynih? [Do të shohim]. Ne do të shohim se si shkon këtë sezon dhe pastaj ai pas kësaj. Unë e di se dera për mua për të ripërtërirë një herë këtu është gjithmonë e hapur”, përfundoi francezi

Ribery iu bashkua me Bayern nga Marseille në vitin 2007 dhe ka fituar gjashtë tituj në Bundesligë dhe Ligën e Kampionëve në mesin e 18 trofeve gjithsej. /Telegrafi/